zoom

Aktualitet

“Duam lekët”- Pas përplasjes së makinave, dy të rinjtë marrin peng 22-vjeçarin (Emrat)

Dy të rinj kanë marrë me forcë një 22-vjeçar pasi një konflikti që kanë pasur me njëri-tjetrin pas përplasjes së makinave.

Në pranga ka rënë 18-vjeçari Ardit Cara dhe 35-vjeçari Arjan Dukaj, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Raportohet se ata i kanë thënë 22-vjeçarit “duam kaq lekë për dëmin”. Por, kur i riu nuk ka pranuar e kanë dhunuar dhe më pas e kanë marrë me forcë në automjet.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Morën me forcë një 22-vjeçar dhe i hoqën lirinë duke e mbajtur në automjet, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, identifikohen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit se 2 shtetas kishin marrë me forcë, në automjet, një 22-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe vënien e autorëve të dyshuar përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, janë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit:

– A. C., 18 vjeç, dhe A. D., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, pas një konflikti të çastit për një përplasje automjetesh, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin E. G., 22 vjeç, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për dhënie pasurie.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Postime të lidhura