Aplikacion
Për gati një orë ai u mbajt peng nga Ardit Cara dhe Arjan Dukaj, pas një aksidenti ku u përfshinë mjetet e tyre.
Përplasja mes makinave ndodhi në një rrugicë pranë Kodrës së Priftit në Tiranë.
Cara e Dukaj i kërkuan të riut 30 mijë lekë të reja për dëmin e shkaktuar gjatë aksidentit.
Por 22-vjeçari nuk ka pranuar të paguajë.
Në këtë moment, Cara e Dukaj nisën ta dhunojnë duke e qëlluar me shpulla 22-vjeçarin.
Më pas, ata e futën në makinë të riun dhe nuk e lanë të lirë deri në momentin që ai u dha lekët për dëmin e makinës.
Dëmet e shkaktuara në makinën e Dukajt e Carës janë gërvishtje të vogla, ndërsa të dy në zënkë e sipër i kanë thyer makinës së 22-vjeçarit xhamin.
Shqiptarët tani ikin për të punuar! BE dha 39 mijë leje në dy vjet, kryeson Gjermania