Aplikacion
Lëvizja e SPAK vjen pak ditë pas arrestimit të ish-drejtuesi të Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka, ndërsa tre persona të tjerë u shpallën në kërkim.
Burime bëjnë me dije se organi i akuzës kërkon të dhëna për kodet e tjera të “Sky Ecc” në vazhdën e hetimeve që po kryehen për funksionarët dhe ish-funksionarët e drejtësisë.
Sipas dosjes hetimore, mësohet se Zarka nëpërmjet oficeres, në atë kohë të Krimeve të Rënda, Eriona Dautaj, e shpallur tashmë në kërkim, ka ndërhyrë në një pjese të dosjes “Toyota Yaris”, dosje që ka të bëjë me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove që u gjetën në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018.
Zarka dyshohet se ka ndërhyrë në këtë dosje ku ishin përfshirë kushërinjtë Vladi për të lehtësuar pozitat ligjore të tyre.
Ndërkohë Radovan Çela ka shërbyer si avokati i kushërinjve Alfred dhe Elvis Vladi, pas sekuestrimit të 3.4 milionë eurove që vinin nga Belgjika.
Zarka u arrestua në orët e para të mëngjesit të 29 korrikut gjatë operacionit të SPAK dhe BKH në Vlorë. Prokurori i çështjes, Klodian Braho i kërkoi gjykatës arrest me burg për kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, masë e cila është ekzekutuar.
Aurel Zarka kishte 4 llogari të aplikacioneve “Sky Ecc”.