Aplikacion
Netanyahu është mosmirënjohës ndaj SHBA-së dhe shpërfill sasinë e konsiderueshme të ndihmës që i ka dhënë Izraelit gjatë 10 muajve të fundit të luftës së tij në Gaza.
Zyrtari i përshkroi gjithashtu dy bisedat e fundit midis të dyve – njëra gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë rreth 10 ditë më parë, tjetra në telefon javën e kaluar – si të vështira dhe të tensionuara, sipas “Haaretz”.
“Biden e kuptoi se Netanyahu po e gënjente për pengjet,” tha zyrtari për botimin.
“Ai nuk po e thotë ende publikisht, por në takimin mes tyre, ai i tha në mënyrë specifike “mos u tall me mua”.
Zyrtari tha se SHBA po përgatitet të ndihmojë Izraelin përballë një përgjigjeje iraniane dhe Hezbollahut ndaj vrasjeve të javës së kaluar në Beirut dhe Tehran, por theksoi se nuk do të ketë mbështetje për veprime që zgjerojnë më tej shtrirjen e konfliktit.
“Netanyahu po përpiqet të zgjasë luftën në vend që të fokusohet se si të arrihet në një marrëveshje pengjesh”, tha zyrtari. “Po e bën më të vështirë për ne që të vazhdojmë të mbështesim Izraelin me kalimin e kohës.”
“Haaretz” tha se kryeministri izraelit iu përgjigj raporteve për diskutimet e tensionuara me Biden përmes një deklarate për shtyp që i atribuohet zyrës së tij, ku thuhej: “Kryeministri nuk ndërhyn në politikën amerikane dhe do të punojë me këdo që zgjidhet president, ashtu si ai gjithashtu pret që amerikanët të mos ndërhyjnë në politikën izraelite.”/AlJazeera