zoom

Aktualitet

Kapet në Kosovë Arben Lamçja, ja për çfarë akuzohet nga SPAK

Pak ditë i ka zgjatur liria të dyshuarit si vrasës me pagesë Arben Lamçja.

Burime bëjnë me dije se Policia e Kosovës ka arrestuar shtetasin Arben Lamçja, një nga personat e shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në kuadër të dosjes së bujshme “Plumbi i Artë 2”.

Bashkë me të, është arrestuar edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Me 31 korrik me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi masën e arreestit me burg për Lamçjën, kjo pasi organi i hetimit shprehet se ka prova që tregojnë se ky i fundit është i përfshirë në disa vrasje dhe krime të rënda që kanë tronditur vendin gjatë viteve të fundit.

Konkretisht, operacioni “Plumbi i Artë” zbardhi 6 vrasje të ndodhura vitet e fundit në Shqipëri. GJKKO me kërkesë të SPAK, lëshoi urdhërarrestet për 30 persona, në mesin e të cilëve ishte edhe Lamçja.

Sipas dosjes hetimore ai dyshohet se është i përfshirë në pesë vrasje të porositura nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja nga Elbasani.