zoom

Aktualitet

Doli për lundrim, mbytet i riu nga Tirana në Ksamil

Një tjetër pushues ka humbur jetën në zonën e plazhit. Sipas policisë, një 38-vjeçar nga Tirana është gjetur pa jetë sot në shkëmbinjtë e “Gjirit të Barxhos”, në Ksamil.

Blutë shprehen se i riu kishte dalë për lundrim me një kanoe duke bërë zhytje në këtë plazh.

Dyshohet se i riu është mbytur pasi ka pësuar arrest kardiak.

Trupi i pajetë është gjetur më pas në shkëmbinj.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.