Aplikacion
Ajo akuzoi Shtetet e Bashkuara se e mbështetën sulmin, për të cilin fajësoi Izraelin.
Në reagimin e saj, Garda Revolucionare përsëriti thirrjen për hakmarrje, duke thënë se u përdor “një raketë e mbushur me materiale me peshë rreth shtatë kilogramë” për ta vrarë liderin e Hamasit në banesën ku po qëndronte ai në Teheran.
Haniyeh ndodhej në Iran për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian.
“Sulmi u planifikua dhe u krye nga regjimi sionist dhe u mbështet nga SHBA-ja”, tha Garda në komunikatën e publikuar në televizionin shtetëror.
Nga ana tjetër Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e Haniyehut, por as nuk e ka mohuar atë. Megjithatë, Izraeli ka kërcënuar për vrasjen e liderëve të tjerë të Hamasit, për shkak të sulmit që ky grup e kreu në jug të Izraelit më 7 tetor.
Vrasja e Ismail Haniyeh ka nxitur frikën për rrezikun e një konflikti të gjerë rajonal dhe të një lufte të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit.