zoom

Lajme

VIDEO/ Rama nxjerr një kullë të re, ndjekësit e kryqëzojnë: S’u ngopët, ndonjë shkollë do ndërtoni?

Një video e publikuar nga kryeministri Edi Rama në profilin e tij të rrjetit social Instagram ka pasuar me një “vullkan” kritikash të qytetarëve dhe ndjekësve, të irrituar nga situata ekonomike, varfëria ekstreme e shumicës dhe luksi i një pakice që vijon e ngre kulla shumëkatëshe nën “bekimin” e ekzekutivit.

Bëhet fjalë për një projekt-kullë të re ndërtimi që u publikua së fundmi se do jetë më e larta dhe pamjet që Rama ka promovuar pikërisht me këtë video më poshtë për apartamentet e familjeve të prekura nga tërmeti i 5 viteve më parë, por që ende s’i kanë gëzuar hyrjet.

“Dhe me pamjen e godinave që do të ndërtohen për strehimin e banorëve që shpërngulen për kapitullin e ri të transformimit të Lanës në Tiranë, por edhe apartamenteve për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan kryeministri.

Kaq është dashur që ndjekësit të shpërthejnë me akuza e kritika, ironi dhe sarkazëm deri në eufemizma të tipit “nuk u ngopët? po ndonjë shkollë do ndërtoni?!”.

Ky kryqëzim vjen pas gjendjes jo të mirë të rendit, sigurisë, financave, por edhe skandaleve qeveritare të përditshme dhe denoncimeve apo hetimeve të SPAK.

Dhe kryqëzimi vijon me shprehje si “La nuova Scampia…”, duke iu referuar lagjeve të klaneve mafioze në Napoli, ose “më skandal nuk bëhet!”.

Por ka edhe nga ata që janë më të moderuar. “Para se me fillu ndërtimet beni një herë një pastrim të Lanës, se i thoni lumi Lana, po realisht është kanal i ujërave të zeza, asgjë më shumë”, shprehet një ndjekës tjetër.

Ose “zhduket teatrin, kulturën, artin nga zemra e Kombit dhe hala flisni për arritje puffff, Zoti ju vraftë mashtrues tradhtarë!”. Kurse një qytetare evidenton faktin e zvarritjeve të punimeve në Kombinat dhe të familjeve. “Aq sa po strehoni familjet e Kombinatit. I nxorët nga shtëpia. Bonusin ja ndërpretë dhe prit kur do futen në shtëpi të reja. Apo më fal, harrova, 2 muaj para zgjedhjeve…”, shkruan ajo. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)