Aplikacion
Ai u rrëmbye dhe u torturua për të paktën 60 minuta, pasi autorët i kërkonin 70 mijë euro.
Pasi u la i lirë, 35-vjeçari denoncoi ngjarjen dhe pas tre muajsh hetime, u lëshuan urdhër arreste për autorët.
“Ushtari” i Ervis Martinajt, Tori Xheçuka, i njohur ndryshe me emrin Hektor Xheçuka është shpallur në kërkim lidhur me këtë ngjarje, ndërsa urdhër arreste u lëshuan edhe për Aleksandër Osmani, Artan Pirraci dhe Fredi Keta.
Ervis Xhixha është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi u arrestua në vitin 2019 sepse tentoi të vrasë në Zall Herr Bujar Beshirin, pas një konflikti me këtë të fundit, por më pas qëlloi në ajër.