Aplikacion
GJKKO njoftoi se ka lënë në burg magjistratin Aurel Zarka, i akuzuar për 8 raste ndërhyrjeje të paligjshme e shkeljesh ligjore në favor të grupeve kriminale. Bashkë me Zarkën akuzohen edhe ish-oficerja e Krimeve të Rënda, një avokat dhe i afërmi i dy kushërinjve Vladi të akuzuar për 3,4 mln eurot kontrabandë nga Belgjika me “Toyota Yaris”, të gjithë në arrati.
Njoftimi i GJKKO:
“1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 30.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve e nevojave të sigurimit, në respektim të nenit 248 të Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Auren Zarka dhe vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, si i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi (2) dhe 25, 319 dhe 25 dhe 319/ç të Kodit Penal.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me vendimin Nr. 92, datë 03.07.2024 vendosi:
1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Aurel Zarka me vendimin Nr. 87 Akti, datë 28.07.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë
funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi (2) dhe 25 të Kodit Penal (para ndryshime me ligjin nr.43/2021), “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
3. Bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i pjesës përshkruese dhe arsyetuese i këtij vendimi, kërkesës së Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masave të sigurimit personal, si dhe i akteve që lidhen me këtë ҫështje nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 31.07.2024”. /ZOOM.AL/