zoom

Aktualitet

Emrat/ Morën peng 35-vjeçarin dhe e kërcënuan për dhënie pasurie, kush janë 7 personat e përfshirë

7 persona akuzohen se morën peng 35-vjeçarin Ervis Xhixha duke e kanë kërcënuar për dhënie pasurie.

Pesë prej tyre janë arrestuar nga uniformat blu, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre vrasësi me pagesë Tori Xhecuka alias Hektor Xheçuka, si edhe Fredi Keta.

Masa “Arrest në burg” është ekzekutuar për shtetasit Aleksander Osmani dhe Artan Pirraci.

Ndërsa “Arrest në shtëpi” për 3 shtetasit e tjerë: Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola.

Sipas policisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rrëmbyer një 35-vjeçar dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.

Ata akuzohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “The debt”.

Ekzekutohet masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 2 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “The debt”. Në kuadër të këtij operacioni:

-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: A. O., 37 vjeç, A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë.

-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: N. Q., 52 vjeç, S. K., 42 vjeç dhe A. M., 46 vjeç.

Punohet për kapjen e shtetasit T. Xh., alias H. Xh., 36 vjeç, dhe F. K., 49 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet 109/b dhe 110/2 të Kodit Penal.