Aplikacion
Ky dekretim i hap rrugë edhe seancës parlamentare të posaçme që do mblidhet sot në orën 18:00, pasi dekreti duhet votuar në Kuvend. Votimi i deputetëve socialistë pritet me interes, pasi numri i votave pritet të tregojë në një mënyrë sa dakordësinë e socialistëve me ndryshimet e kryeministrit aq edhe preferecat e tyre për secilin prej ministrave të rinj.
Ndonëse nuk priten surpriza, pasi në të tilla raste deputetët thjesht ngrenë kartonat sipas vendimit te shefit të tyre, pritet që numri i votave për secilin ministër të jetë i ndryshëm.
Sipas gjasve, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, që zëvendëson ish-eprorin e tij Taulant Balla, pritet të marrë më shumë vota. I dyti pritet të jetë ministri i Financave Petrit Malaj dhe i treti i mbrojtjes Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Vota pritet të marrë edhe Taulant Balla si Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin pa portofol, edhe pse nuk do të ketë ndonjë peshë në postin e ri, aty ku do të zëvendësojë Elisa Spiropalin.
Kjo e fundit pritet të marrë detyrën e kryeparlamentares, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës, për arsye shëndetësore.
Ndryshimet prekin edhe strukturën e grupit parlamentar socialist, pasi Bledi Çuçi do të votohet për nënkryetar të Kuvendit, duke pasuar në këtë detyrë Ermonela Felajn. Niko Peleshi u largua nga ministër i Mbrojtjes për të zëvendësuar Bledi Çuçin në krye të grupit parlamentar të PS.
Ndryshimet e Ramës:
-Kryetare e Kuvendi- Elisa Spiropali, Zëvendëson Lindita Nikollën
-Nënkryetar i parlamentit- Bledi Çuçi, Zëvendëson Ermonela Felaj
-Kryetar i grupit të PS- Niko Peleshi, Zëvendëson Bledi Çuçin
-Ministër Shteti për Parlamentin- Taulant Balla, Zëvendëson Elisa Spiropalin
-Ministër i Brendshëm- Ervin Hoxha, Zëvendëson Taulant Ballën
-Ministër i Financave, Petrit Malaj, Zëvendëson Ervin Meten
-Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vengu, Zëvendëson Niko Peleshin
/ZOOM.AL/
Kurti lavdëron jetëgjatësinë e qeverisë së tij, por kritikët vënë në dyshim rezultatet