Aplikacion
Ahmetaj mohoi në “Syri TV” që të ketë rol në inceneratorin e Elbasanit. Për atë të Fierit, ai shpjegoi se ka pasur një bisedë me kryeministrin Edi Rama në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa për inceneratorin e Tiranës, Ahmetaj ngriti pyetjen: Çfarë ndodhi në verën e vitit 2017?
Gjatë intervistës, Arben Ahmetaj përsëriti disa herë se nuk i mbyllet goja, duke përmendur emrin e kryeministrit Edi Rama.
“Me atë shkelje ligjore që ka bërë, Dumani nuk ka kurajon të vijë tek unë të kërkojë dëshmi. Del e thotë nëpër televizione kemi kërkuar ekstradimin për të bërë drejtësi. Nuk ka kurajo Altin Dumani. Do të kishte kurajo po të ishte njeri i pastër në raport me integritetin e prokurorit.
E dyta, letrat janë atje. Por ai nuk do t’i shohë. Ku janë 80 mln dollarët e inceneratorit të Tiranës dhe nuk ka incenerator. Pyeteni Ed Ramën. A ke folur ti për procedurën e inceneratorit të Elbasanit me Ahmetajn? Pyetja e dytë: a e mban mend çfarë të ka thënë Ahmetaj për investimin në Fier? Çfarë ka ndodhur në verën e 2017 që në gusht u firmos Tirana? Çfarë ka ndodhur? Pyeteni. Zero me Elbasanin. Për Fierin investim publik kam biseduar me të në korridor. Për Tiranën kam refuzuar. Ai e di shumë mirë që mua nuk më mbyllet goja”, deklaroi Arben Ahmetaj.