zoom

Lajme

Argita Malltezi akuzon SPAK për mbajtjen e izoluar të Berishës: Asnjë hetim s’është kryer deri tani

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Agita Malltezi, doli sot para mediave kur kanë kaluar 7 muaj nga masa e arrestit shtëpiak ndaj kreut të PD-së, duke deklaruar se nuk ka asnjë veprim hetimor të lidhur me Berishën.

Në një konferencë për shtyp ajo u shpreh se ndërkohë që kryedemokrati mbahet në arrest shtëpie, asnjë fakt i ri nuk ka dalë nga hetimet.

“Nuk ka veprim hetimor që lidhet me Sali Berishën. SPAK vepron sipas shkopit të dirigjentit. Gjykatat veprojnë dhe marrin vendime siç do SPAK. Raporti i dorëzuar nga SPAK evidenton zvarritjet e hetimeve pa asnjë fakt të ri. SPAK po dhunon ligjin me urdhër politik”, tha ajo ndër të tjera.

Edhe më herët avokati Genc Gjokutaj kishte denoncuar zvarritjen e hetimeve dhe procesit, duke theksuar se SPAK nuk ka asnjë provë ndaj ish-kryeministrit dhe e mbante të izoluar vetëm me motive politike. Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndodhen prej vitit të kaluar në masat arrest shtëpiak, për dosjen e bujshme të “Kompleksit Partizani”, akuza që i kanë mohuar në mënyrë të përsëritur. /ZOOM.AL/