Aplikacion
Zbardhen edhe detaje nga takimi me dyer të mbyllura, teksa mësohet se kreu i qeverisë dha edhe shpjegime për ndryshimet, duke i motivuar me riorganizim të ekzekutivit me qëllim rezultatet, por edhe imazhi për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Mbledhja e Ramës me kryesinë zgjati rreth 30 minuta, takim që u mbajt në Kryesinë e Kuvendit. Fokusi i mbledhjes ishte fjalimi i Ramës para deputetëve të tij, ku sqaroi dhe argumentoi vendimin që e çoi në disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Po ashtu ai sqaroi dhe faktin se pse u shty seanca plenare e Kuvendit që ishte parashikuar që të mbahej sot në orën 18:00.
Shkak mësohet të jetë bërë mosdekretimi ende i këtyre vendimeve nga ana e presidentit Begaj, gjë që me gjasa ka mundësi që të ndodhë në orët në vijim. Kujtojmë se seanca plenare është vendosur që të mbahet nesër në orën 18:00. pas dekretimit të ministrave, seanca do mblidhet me urgjencë, pasi sesioni parlamentar zyrtar ka përfunduar. /ZOOM.AL/