zoom

Lajme

Napoli shkatërron kampionët e Superligës shqiptare, Conte i kënaqur me ekipin

Italianët shkatërrojnë me rezultatin e thellë kampionët e Superligës shqiptare.

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka komentuar për One Football, suksesin 4-0 në miqësoren me Egnatia. “Duhet të falënderoj djemtë, po përpiqemi të bëjmë disa gjëra në fazën sulmuese dhe në mbrojtje”.

“Unë shoh një skuadër që vendos intensitet dhe bashkëpunon, kam kërkuar që të bëjmë të gjithë së bashku fazën sulmuese dhe atë mbrojtëse. Ne mund dhe duhet të përmirësohemi, sepse do të ketë situata në ndeshjet e këtij sezoni që do të lindin dhe ku duhet të përmirësohemi”.

Kvara luajti një ndeshje shumë të mirë. Lloji i lojës që ne po përpiqemi është që ta lejojmë atë, Politano dhe Ngonge të luajnë një kundër një dhe të hyjnë nga brenda. Është një zgjidhje taktike që mund t’i lartësojë edhe më shumë këta lojtarë. Duhet të kuptojmë që kur hapësirat mbyllen për shkak të aftësisë së kundërshtarëve, ata duhet të hapen dhe të krijojnë një kundër një”.

“Ne po punojmë shumë nga pikëpamja taktike për t’i dhënë ekipit një identitet. Jam shumë i kënaqur me disponueshmërinë dhe dëshirën e djemve, kemi vend për përmirësim. Me Brest-in pas pak ditësh do të ketë një hap tjetër, po punojmë në mënyrë të rëndësishme nga të gjitha pikëpamjet, taktike dhe fizike. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këto ndeshje për të ardhmen”. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura