Aplikacion
Ish-gruaja e tij, Demi Moore, zotohet të qëndrojë në krah të Bruce deri në fund të jetës së tij teksa ai lufton me sëmundjen.
Ikona e filmit hoqi dorë nga aktrimi në vitin 2022 pasi u diagnostikua me afazi përpara se të zbulohej më vonë se ishte demencë frontotemporale.
Gjendja shkakton rënie të aftësisë njohëse dhe përkeqësim të shëndetit dhe mund të jetë e frikshme për personin që jeton me këtë gjendje si dhe për familjen e tyre.
“Demi është zotuar të qëndrojë pranë tij. Zemra e saj dhemb ndërsa ai lufton me këtë sëmundje të tmerrshme”, tha një burim për RadarOnline.com. “Demi e di që koha po ikën”.
Burimi shtoi: “Ajo kurrë nuk do ta braktisë apo ta zhgënjejë”.
Dyshja u martuan në nëntor 1987 dhe kishin tre fëmijë së bashku, të cilët tani janë të gjithë të rritur. Rumer Willis, 35-vjeçe është më i madhi, i ndjekur nga Scout 33 dhe Tallulah 30-vjeçe dhe të gjithë mbështesin babanë e tyre.
Dhe pavarësisht se Moore u divorcua nga Willis në vitin 2000, ajo ka vazhduar të mbështesë gruan e aktorit, Emma Heming, dhe dy fëmijët e tyre, Mabel 12-vjeçe dhe Evelyn 10.