Aplikacion
Bëhet me dije se kandidati i të djathtës opozitare, biznesmeni Petro Gjikuria, ka kallëzuar në SPAK rivalin e tij socialist, ish-prefektin dhe deputetin Vangjel Tavo.
Mësohet se shkak i denoncimit u bë transferimi i Gjendjes Civile nga Dropulli në Himarë, që cilësohet si shkelje ligjore nga Gjikuria. Konkretisht bëhet fjalë për transferimin e votuesve që mendohet se janë mbështetës të Tavos dhe janë lëvizur me qëllim zgjedhjet.
Biznesmeni shqiptaro-amerikan u përzgjhodh si përfaqësues dhe kandidat më i fortë në kampin opozitar të PBDNJ-PD dhe si më i favorshmi për ta fituar pas Belerit. /ZOOM.AL/