zoom

Aktualitet

Shpërthen avokati i Berishës: Diktaturat nuk rrëzohen me Kode Zgjedhore! Dilni thyeni, rrihni dhe…

Mbrëmjen e djeshme, pas një seance maratonë dhe që i dha fund sesionit parlamentar, në Kuvend u miratuan edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Mbi zhvillimin politik të kontestuar nga shumë aktorë të politikës shqiptare brenda dhe jashtë Parlamentit, ka reaguar avokati Genc Gjokutaj, i cili është shprehur se diktaturat nuk rrëzohen me kode zgjedhore.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka bërë thirrje për revoltë popullore, ndërsa u ka kërkuar qytetarëve të thyejnë sportele e ë rrahin efektivët policorë të cilët sipas tij mbrojnë hajdutët.

Ai ka shkuar edhe më tej duke u kërkuar shqiptarëve të vrasin patronazhistët, të cilët sipas avokatit po u vjedhin qytetarëve të ardhmen.

Postimi i plotë:

“Te dashur Shqiptare! Diktaturat nuk rrezohen me kode zgjedhore!

As me amendime ligjesh! Hajduti kapet ne vjedhje dhe jo me permiresim te ligjit apo ashpersim denimi! Vetem revolta popullore dhe forca njerezore shkulin hajdutet nga pushteti!

Shqiptare qe e doni Shqiperine dhe jo qe dini shqip! Dilni nga shtepite sot! Thyeni çdo sportel qe ju kerkon shpirtin! Rrihni çdo polic qe mbron hajdutet!

Vrisni çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen! Vetem keshtu Shqiptaret mund te behen Zoterinj dhe Shqiperia Zonje!”. /ZOOM.AL/