Aplikacion
Përmes avokatëve, Beleri pretendon se në rastin e caktimit të datës së zgjedhjeve janë shkelur të gjitha procedurat dhe dispozitat ligjore dhe Kushtetuese.
Beleri iu drejtua Gjykatës Administrative menjëherë pasi Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, vetëm pak orë pasi KQZ shpalli vakancën dhe Kryeministria i kërkoi Kreut të Shtetit të caktonte datën se ku do të zhvillohej procesi.
Aktualisht ai po vuan edhe javët e fundit të burgut, pas dënimit të formës së prerë të GJKKO, me 2 vite izolim për korrupsion zgjedhor. KQZ pak ditë më parë i hoqi mandatin, pas dënimit të Apelit dhe faktit se ai nuk ishte betuar e shkuar në zyrë për më shumë se 6 muaj. /ZOOM.AL/