zoom

Lajme

Ben Affleck nuk i shkoi në ditëlindjen e 55-të, Jennifer Lopez e feston si… “Bridgerton”!

Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e saj të 55-të, me një event të frymëzuar nga seriali i Netflix, “Bridgerton”.

Edhe dekori, edhe veshjet e të ftuarve dhe yllit ishin frymëzuar nga vitet 1800, siç tregohet në serial, madje jashtë vilës ishte parkuar edhe një karrocë me kuaj.

Nga fotot dhe videot që Lopez ka postuar në Instagram, ndjekësit e saj kanë vënë re mungesën e Ben Affleck. “People” raporton se aktori nuk është paraqitur fare në festë. Në ditëlindjen e saj, ajo u pa sërish në Hamptons pa burrin e saj.

Këngëtarja u fotografua duke darkuar në një restorant italian të dielën e veshur me një bluzë të bardhë me lule dhe pantallona të shkurtra me rripa. Në fakt look-un e saj ajo e ka kombinuar me platforma rozë. Në profilin e saj, ajo ka postuar dy foto të saja, në të cilat pozon pa Ben Affleck, diçka që tregon se ata janë ndarë. /ZOOM.AL/