Aplikacion
Me fjalë të tjera, sipas Bislimit, Vuçeviçi ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të bindet se për Serbinë nuk ka Marrëveshje Bazë, raportuan mediat kosovare.
“Kryeministri i Serbisë po i pyet Përfaqësuesit e Lartë të BE-së: Çfarë tjetër nevojitet për t’ju bindur se për Serbinë nuk ka Marrëveshje Bazë? Se pjesëmarrja e tyre në dialog është vetëm për të shmangur sanksionet eventuale? Sa drafte të tjera të planeve të sekuencimit na duhen para se ta zbulojnë të vërtetën të gjitha shteteve anëtare”, ka shkruar ai.
Në videon e publikuar në platformën “X” nga Bislimi, Vuçeviq dëgjohet duke thënë “Republika e Serbisë nuk e ka pranuar planin franko-gjerman. Sërish po ua them, nuk e kemi pranuar planin franko-gjerman. Nuk e kemi nënshkruar dhe kemi dhënë deklaratë të qartë përcaktuese, e kemi thënë shumë qartazi se çfarëdo gjëje që nënkupton të ashtuquajturën Kosovë të pavarur është e papranueshme”. /ZOOM.AL/
Ish e dashura e nxori zbuluar, krizë në lidhjen e Mevlanit me partneren e tij shtatzënë