Aplikacion
Deputeti i PD, Edmond Spaho thotë se me këtë mazhorancë nuk mund të luftohet korrupsioni, duke ironizuar ministren për luftën ndaj korrupsionit.
Sipas Spahos kjo qeveri kërkon që të kapë edhe të vetmin institucion i pavarur që ka mbetur, KLSH.
Spaho tha në seancë:
“Ka një tentativë nga mazhoranca për të hedhur hallkat në të vetmin institucion të pavarur KLSH. Me një gjuhë rrugacërore mazhoranca i drejtohet kryetarit të KLSH. Arsyeja dihet, sepse ky institucion që i ka hapur probleme kësaj mazhorance. Sic kapi të gjitha institucionet e drejtësisë kërkon të kapë edhe KLSH. Për këtë është ngritur edhe një nënkomision, se për të luftuar korrupsionin u dashka institucione, jo mo duhet vullnet politik. Ministre për luftën ndaj korrupsionit, gjithë ditën lufton me telefonin, keni barë që të ketë bërë ndonjë gje. Prandaj nuk pranova të jem anëtar i këtij nën komisioni.
Sa për atë seancën që u bë me një nëpunës civil është e turpshme. Në cilën nen të kushtetutës apo të rregullores bazohet? Por kur qenka kështu hajde të thërrasin Arben Ahmetajn dhe Frida Krifcën, hajde të thërrasin ministrat e bujqësisë për të cilat KLSH ka shkruar. Por ju jeni të paturpë, arrogantë dhe silleni si palaço”. /ZOOM.AL/
“Nuk kemi ardhur këtu të dëgjojmë p*rdhët e këtyre” – Acarohet Nard Ndoka, ikën nga studioja