zoom

Lajme

Bardhi i përgjigjet Çuçit për Xhaçkën dhe Zgjedhoren: SPAK të hetojë moszbatimin, hapje e listave

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një deklaratë për shtyp, u shpreh se dënon deklaratën e kreut të grupit të PS, Bledi Çuçi dhe kërkoi që SPAK të nisë hetimet për moszbatimin e vendimit të Kushtetueses.

“Në emër të grupit të PD të dënon deklaratën e Bledi Çuçi se vendimet e HGJK nuk janë detyruese për Kuvendi. Deklarata më e papërgjegjshme, sepse nëse mazhoranca ka vendosur të injorojë Kushtetutën , praktikisht jemi në diktaturë. Kjo deklaratë e thënë me lehtësi nga përfaqësuesi më i lartë i mazhorancës në Kuvend, e çon vendin në kushtet e mosbindjes civile. Nëse secili nga ne e lë në vlerësimin e tij nëse duhet të zbatojë një vendim gjykate, këtu ka rënë i gjithë sistemi kushtetues.

Thirrja për SPAK: Mos zbatimi i vendimeve të GJK është vepër penale e konsumuar nga përfaqësuesit më të lartë të mazhorancës. Nuk mund të ketë drejtësi tjetër për opozitën e tjetër për mazhorancën”, tha ai.

Ditën e sotme, Çuçi, në një deklaratë për shtyp pak më parë, foli mes të tjerash edhe në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai u shpreh se Kushtetuesja nuk mund t’i imponojë deputetët se si të votojnë, ndërsa shtoi se GJK tentoi të krijojë një normë të re.

Ai foli mes të tjerash edhe në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, i kemi ndarë në dy faza. Faza e parë, reformë e mirëfilltë zgjedhore për të cilën Rama ka vënë bllok. Faza e dytë, zbatimi i detyrueshëm i vendimeve të GJK, janë tre vendime, vota është territorit të Shqipërisë, dhe dy çështje të tjera për shpërndarje të mandateve. Listat duhet të jenë të hapura. Propozimi i PS është që listat janë tërësisht të mbyllura, vetëm nëse thyhet herësi ka një ndryshim. 90 e ca për qind e listës vijon të jetë e mbyllur. Do të shtyjmë sa të jetë e mundur për hapjen e listave. Arritje edhe ruajtja e minimumit që është arritur”,tha Bardhi. /ZOOM.AL/