Aplikacion
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që u vendosën në kërkim të golit. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja fitoi 11-metërsh në minutën e 20-të, por nga pika e bardhë e penalltisë nuk u tregua i saktë Lindon Emërllahu.
Në fillimin e pjesës së dytë, skuadra nga Kosova shtoi presionin, madje gjeti golin e epërsisë, por gëzimi zgjati pak sekonda, pasi u anulua për pozicion të parregullt.
Maltezët provuan të befasonin, me anë të kundërsulmeve, por pa rezultat. Fati i skuadrës së kualifikuar do të vendoset në ndeshjen e kthimit javën tjetër. /ZOOM.AL/
Kolumbianë dhe venezueljanë te laboratori i drogës në Kodrën e Diellit, kokaina në 48 tonë lëkurë