zoom

Aktualitet

Tërmeti shkund Shqipërinë, sa ishte forca dhe epiqendra. Ndihet në disa qarqe, panik te qytetarët

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm. Ngjarja sizmike ndodhi rreth orës 02:42 dhe preku në disa qytete të vendit.

Sipas informacioneve paraprake nga IGJEUM, lëkundja ka qenë me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter, që konsiderohet tërmet mesatarisht i fortë.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 48 kilometra në veriperëndim të Tiranës, 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit. Raportohet se thellësia e valëve sizmike ka qenë 6.5 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë dhe në Lezhë, Laç e Fushë-Krujë. Deri tani nuk raportohen dëme materiale, por panik dhe frikë për lëkundje pasardhëse të tjera tek qytetarët. /ZOOM.AL/