Aplikacion
Trupat e pajetë ndodhen brenda lokalit prane bashkisë ku dhe ndodhi vrasja.
Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit.
Atentatorët pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.
Policia e Gjirokastrës ka rrethuar zonën dhe po punon për mbledhjen e provave materiale apo të dëshmive nëse ka pasur ky krim i rëndë ndërsa po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve./ Zoom.al