Aplikacion
Sipas analizës së të dhënave të buxhetit, nga 183.2 mln euro detyrime, 108 mln janë për biznesmenin italian, Francesco Becchetti. Ndonëse Shqipëria nuk ka paguar asnjëherë për këtë çështje, disa asete të saj, që mbahen nga autoritetet europiane janë të bllokuara.
Detyrim tjetër i rëndë për Shqipërinë është ai ndaj kompanisë rrugëve Copri Aktor, për mosmarrëveshjet për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, me një shumë prej 42.5 milionë euro, për të cilën nuk është bërë asnjë likuidim. Krahas detyrimit kanë mbetur për tu paguar edhe 225 mijë euro kosto ligjore.
Lista vazhdon me detyrimin ndaj Costruzioni Dondi, 13.5 mln euro, pas përlasjeve të vazhdueshme me autoritetet shqiptare gjatë punimeve në kryeqytet.
Mbi 15 mln euro është detyrimi i shtetit shqiptar ndaj familjes Isufi, ish-pronarë të një resorti në Vlorë, që u shemb me pretendimin se ishte shkelur leja. Pronari i ndërtesës ishte vjehrri i ish-liderit të opozitës Lulzim Basha.
Arbitrazhi i katërt me detyrimin më të lartë për tu paguar është ai i me kompaninë e naftës GBC OIL, për 12.2 milionë euro. Konflikti lidhet me licencën për shfrytëzimin e 4 vendburimeve të naftës Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal dhe Delvinë, fillimisht për kompaninë Stream Oil, që pas disa shitjesh përfundoi tek GBC OIl.
Ndërkohë gjatë vitit të shkuar, qeveria e Shqipërisë ka paguar 5.2 mln euro në Arbitrazh, ku më shumë se 500 mijë euro kanë shkuar vetëm për shërbime.
Momentalisht, Shqipëria ka një çështje aktive në Arbitrazh, me gjermanët e EMS APO, të cilët kishin koncesionarin e operimit në terminalin lindor të portit të Durrësit. Projekti i ri i Porto Romanos, cilësohet nga ata si shkelje e kontratës nga shteti shqiptar. Kompania ka edhe rreth 25 vite të mbetura në kontratën 35-vjeçare, ndërsa fitimet e saj në vitin 2021 llogariten në rreth 1,3 milionë euro. Kjo do të thotë se kërkesa për dëmshpërblim nga ky gjyq i ri në arbitrazh mund të variojë nga disa dhjetëra deri në disa qindra milionë euro.
Emrat/ Trafikuan 3.3 mln € drogë në Gjermani, SPAK dërgon për gjykim 4 anëtarët e grupit kriminal