Aplikacion
Mungesa e Veliajt ra në sy jo vetëm për faktin se ai drejton bashkinë më të madhe në vend, por edhe për shkak të një krisje të marrëdhënieve mes tij me kreun e qeverisë, e cila besohet se ka ndodhur pas arrestimit të drejtorëve të bashkisë së Tiranës nga SPAK në aferën “5D” (LEXO KËTU).
Në këtë kontekst mosprania e Veliajt në takim mori vëmendje të veçantë.
Mësohet se Veliaj e ka lënë këtë takim të rëndësishëm për një aktivitet në bashki. Një burim i tha Zoom.al se ai ka qenë në një ceremoni për të nderuar ish -ambasadorin amerikan Alexander Arvizu me “çelësin e qyteti”t.
“Të paktën kjo është arsyeja që Veliaj u ka dhënë disa figurave të PS që e kanë pyetur për mungesën, sa të kuriozuar nga mosprania e tij aq edhe të shqetësuar” – tha burimi për Zoom.al.
Por a është kjo arsyeja e vërtetë e mungesës?
Veliaj e nisi në 13.30 ceremoninë e ndertimit te ish -ambasadorit Arvizu, ndërkohë që Rama e mbylli takimin e tij me kryebashkiakët në orën 11.30, fakt ky që e vë në dyshim arsyen e dhënë nga Veliaj për të justifikuar mungesën dhe shton dyshimet se marrëdhëniet mes tij dhe Ramës kanë hyrë në një krizë të thellë.
Vetë Rama, gjatë fjalës së tij me kryetarët e Bashkive nuk u ndal asnjë moment as tek Veliaj e as tek qyteti i Tiranës, një injorim që nuk duket i paqëllimshëm. /Zoom.al
Vrasja e Martin Canit/ A është mbyllja e rrjeteve sociale zgjidhje për sigurinë në shkolla?