zoom

Aktualitet

Dhunimi i 42-vjeçarit në Tiranë – Autori e nxori në pritë. Çfarë i shkroi nga adresa e partneres

42-vjeçari Rigels Kaso nga Bilishti dyshohet se u dhunua nga partneri i një gruaje me të cilën ai fliste në rrjetet sociale.

Rigels Kaso u gjet një ditë më parë i shtrirë në tokë, me shenja dhune dhe u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ende vazhdon luftën për jetën.

Shkaktar i gjendjes së tij dyshohet se është 34-vjeçari Bajram Gjeleshi.

Ky i fundit, sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se fillimisht ka zbuluar se bashkëjetuesja e tij fliste me Rigels Kason në rrjetet sociale. Më pas, ai ka përdorur adresën e partneres së tij, duke u hequr si kjo e fundit, për t’i lënë takim Rigels Kasos dhe për ta dhunuar.

Pas ngjarjes, Bajram Gjeleshi është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa hetimet zbuluan se 42-vjeçari nga Bilishti kishte vetëm tri ditë që kishte ardhur në Tiranë.