Aplikacion
Në fillim të takimit, kryeministri grek e uroi eurodeputetin për zgjedhjen në Parlamentin Evropian dhe uroi që shumë shpejt ai të dalë përgjithmonë nga burgu.
“Kam shumë arsye, i dashur Fredi, të jem i lumtur t’ju mirëpres sot në Pallatin Maksimos. Së pari, më lejoni t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si eurodeputet grek, në Bruksel dhe Strasburg, me Demokracinë e Re. Jam i sigurt se do t’i përmbushni plotësisht detyrat tuaja. Shpresoj që shumë shpejt të dilni përgjithmonë nga burgu, të mbyllni këtë kapitull që të mund të ecim përpara”, tha Kyriakos Mitsotakis.
Ndër të tjera ai tha: “Ne kemi të gjitha arsyet për të kërkuar një Shqipëri që të afrohet më shumë me Europën, duke respektuar angazhimet e saj europiane. Mendoj se ky është një qëllim i përbashkët për të cilin të gjithë duam të punojmë”.
Kujtojmë se Fredi Beleri mbërriti më herët gjatë ditës së sotme në aeroportin Eleftherios Venizelos, ku u prit ngrohtësisht pasi leja e tij për t’u transferuar në Strasburg u miratua nga autoritetet shqiptare.
Hyn në fuqi armëpushimi Izrael-Hezbollah/ Civilët rikthehen në të dy anët e kufirit