zoom

Lajme

RISIA/ Whatsapp tani do t’ju mundësojë që të flisni me njerëzit edhe në gjuhë të huaja…

Përdoruesve të Whatsapp-it iu është mundësuar që të kontaktojnë me njerëz të tjerë dhe të flasin në gjuhë të ndryshme.

Kjo falë platformës Live Translate, që kompania nën drejtimin e Meta-s ka vendosur ta lansojë së shpejti.

Në një artikull të “Phonearena” thuhet se Live Translate është funksion që “i dëgjon” fjalët e komunikuesit dhe në mënyrë automatike i përkthen në gjuhën që e përshtatni. Sipas kësaj, një folës i gjuhës angleze do të mund ta kuptojë folësin e gjermanishtes në kohë reale. Kjo do t’i përfshijë disa prej gjuhëve më të folura në botë.

Whatsapp, që njihet si platforma më e madhe në botë për komunikim, e ka inkorporuar inteligjencën artificiale në disa platforma të saj, me qëllim që produkti për përdoruesin të jetë sa më i avancuar. /ZOOM.AL/