Aplikacion
Personi që qëlloi u vra nga policia pak më pas. Edhe një person tjetër mbeti i vrarë nga të shtënat, por ai nuk kishte lidhje me autorin.
Mediat amerikane njoftojnë se bëhet fjalë për një atentat.
Shefi i komunikimit i Shërbimit Sekret të SHBA-së, Anthony Guglielmi ka bërë me dije se ish-presidenti Donald Trump është i sigurt.
“Një incident ndodhi mbrëmjen e 13 korrikut në një tubim të Trumpit në Pensilvani. Shërbimi Sekret ka zbatuar masat mbrojtëse dhe ish-presidenti është i sigurt. Ky është tani një hetim aktiv i Shërbimit Sekret dhe informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme, “tha Guglielmi në një deklaratë.
Edhe zëdhënësi i Trump, Steven Cheung, reagoi duke thënë se ish-presidenti është mirë.
“Presidenti Trump falënderon forcat e rendit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer. Ai është mirë dhe po kontrollohet në një institucion mjekësor lokal. Më shumë detaje do të pasojnë”, tha ai.
Ngjarja u dënua nga ish -Presidentët Obama e Bush dhe nga anëtarë të Kongresit.
Hetimet e nisura pritet të hedhin dritë të plotë mbi ngjarjen. /Zoom.al
Klikoni linkun për videon e plotë: https://www.instagram.com/reel/C9YYFg3tHHo/?igsh=MTh4MjB3cTU1aHRjbg==