Aplikacion
Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se ky rast tregon fytyrën e vërtetë të sistemit të drejtësisë në vend, ndërsa shton se ai mund të lejohet të betohet në PE si i zgjedhur nga grekët, por nuk u lejua të betohej në Himarë si kryebashkiak i zgjedhur nga shqiptarët.
Postimi i plotë:
“Rasti Beleri tregon fytyren e vertete te Sistemit të Drejtesise Shqiptare dhe tutorit te saj KM Edi Rama! Per t’u betuar si i zgjedhur nga shqiptaret ne krye te Bashkise Himare ende i padenuar me vendim te formes se prerë, nuk u lejua te betohej!
Per t’u betuar si i zgjedhur nga greket per ne Parlamentin Europian i denuar me vendim te formes se prere lejohet te shkoje te beje betimin! Kjo eshte trimeria e Edi Rames dhe keto jane bëmat e tij!
Kjo ngjarje me kujton nje histori ne pyll!
Lepuri shante larte e poshte Luanin se ishte i padenje per mbret i pyllit, palaço etj. Siç Edi Rama shante Belerin per kreun e Bashkise Himare! Nje dite takohen balle per balle Luani dhe lepuri! Ore lepurush i thote Luani me te vertete i ke ti ato fjale qe thua larte e poshte neper pyll per mua?
Jo, jo o Mbret, i pergjigjet lepuri, po ja pime nga nje gote ndonjehere dhe flasim edhe budallallëqe siç eshte rasti sot ku Rama lepurushi i trembur nga Luani Europian pranon se ja ka futur kot! Se si do vijoje historia e Luanit Europian me lepurushin pijanec provincial te cilit nuk i pushon goja me raki apo esëll do ta shohim! Sepse kemi edhe sezonin e “gjuetisë”, i cili mund t’ja lehtesoje punen Luanit!”. /ZOOM.AL/