zoom

Lajme

Gazetari ish-banor i BBV rrëfen të vërtetën e “sherrit” me Romeon në BBV…

Në media qarkullojnë lajme edhe për gazetarin ish-banor Elvis Myrtajn dhe për raportet e tij me konkurrentët e tjerë të BBV.

Edhe pse Lisi nuk e pati të gjatë qëndrimin në shtëpinë e BBV, ai u bë një ndër personazhet më familjarë për publikun, me natyrën pozitive dhe me humorin origjinal. Por as këto nuk e lanë jashtë lajmeve e skupeve të mediave rozë.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Arena”, Lisi përfitoi nga rasti edhe të sqarojë lajmet e kohëve të fundit, edhe ato që aludojnë se është zënë me Romeon apo me Heidin.

Kështu, për pyetjen nëse është takuar me Romeon apo me Heidin, ai konfirmoi, por tha se takimet nuk kanë qenë të shpeshta:

“Po, takohemi, po jo shumë shpesh. Sepse është periudha e verës tani. Unë kam filluar të merrem me gjërat e mia, i jam rikthyer punës sime, madje kam harruar që kam qenë në Big Brother…”, tha Lisi pa i lënë mënjanë batutat, por duke theksuar se nuk është zënë me Romeon:

“Pse kush tha që nuk jemi takuar? Kanë dalë lajme ‘jemi zënë, nuk jemi zënë’. Mos i besoni ato”, e mbylli gazetari. /ZOOM.AL/