Aplikacion
Përmes një postimi në “Facebook”, Desada Metaj kërkon nga ndërtuesit të reflektojnë në ulje çmimet e apartamenteve, me qëllim që të kenë mundësinë të blejnë edhe qytetarët e thjeshtë.
Po ashtu, një thirrje ajo e ka edhe për supermarketet dhe njësitë e tjera të shërbimit për çmimet e “kripura” dhe abuzimin me të cilat përballen turistët.
Postimi i plotë i Desada Metajt:
I bëj thirrje ndërtuesve në jugun e Shqipërisë të vejnë dorën në zemër dhe të ulin çmimet se ka vajt metri katror kacafiu. Lëreni të blejë apartament dhe ndonjë shqiptar që nuk bën korrupsion apo është trafikant.
I bëj thirrje gjithë biznesit të madh, pronarëve të rrjeteve të supermarketeve mos të jenë kaq të babëzitur sa të shumëfishojnë çmimet se është turp.
I bëj thirrje gjithë pronarëve të strukturave të mëdha hoteliere të ulin çmimet se nuk pastrohen lek pa pushim në çdo stinë. Lëreni të qarkullojë pak çuna…
Dhe në fund i bëj thirrje këtij pronarit të sufllaqeve në Himarë se e ka hap krahun me 700 lek një copë. Dhe këtij të marketit ngjitur që i ka shtrenjtu me 20% kikirikët. Po këta ndoshta ma dëgjojnë llafin se kanë frikë se ua postoj faturën në FB. Dhe të gjejnë vend të futen pastaj😝