Aplikacion
Luftime janë raportuar nga veriu deri në jug të territorit, teksa bisedimet po vazhdojnë për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim dhe lirim të pengjeve. Një fëmijë palestinez ec nëpër një rrugë të mbushur me gërmadha në Han Junis, në jug të Gazës, midis luftës mes Izraelit dhe Hamasit, 6 korrik 2024.
Përmes një deklarate, Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha më 12 korrik se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë. Po ashtu, mediat e Hamasit kanë raportuar për “më shumë se 70 sulme ajrore” në disa pjesë të Rripit të Gazës, përfshirë në Qytetin e Gazës në veri, në kampin e refugjatëve Nusirat në pjesën qendrore të territorit, dhe në Han Junis dhe Rafah në jug.
Ushtria izraelite tha të premten se trupat po vazhdojnë operacionet në Rafah, afër kufirit me Egjiptit. “Gjatë ditës së fundit, trupat kanë eliminuar një numër terroristësh gjatë luftimeve dhe sulmeve ajrore dhe kanë shkatërruar infrastrukturën e terroristëve në rajon”, u tha në deklaratën e ushtrisë.
Lufta në Gazë nisi pas sulmit të paprecedent të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen 250 të tjerë. Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 37.000 persona. /ZOOM.AL/
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës