Aplikacion
Në rrjetet sociale Sara ka treguar se si pasaporta e saj është përdorur nga persona të panjohur për të blerë numra celularë dhe prej muajsh ajo paguan detyrimet e dikujt tjetër.
Gjordeni thotë se po merr masa ligjore ndaj kompanisë që ka lejuar përdorimin e pasaportës së saj nga një tjetër klient. Ajo ka publikuar dhe të gjitha pagesat e bëra ndaj numrit tjetër.
“Punonjësja juaj, A.RR, tek Tirana e re, pika 071, ka shitur në 31 mars numrin 0692515311 dikujt që NUK JAM UNË me një skaner të pasaportës sime që e ka siguruar NË MËNYRË TË PALIGJSHME nga pika të tjera të Vodafone.
Ky numër është aktiv, dhe NUK PAGUAN që prej muajit Mars, AS EDHE NJË FATURË!
Të gjitha faturat vijnë në numrin tim PERSONAL, dhe për pasojë të prapambetjes së këtij zoterisë, më bllokohen MUA në numrin tim TË GJITHA SHËRBIMET edhe pse i paguaj RREGULLISHT cdo muaj!” tregon Gjordeni.
Më tej ajo vazhdon:
“Perdorimi i te dhenave te mia personale te siguruara ne rruge te tilla jo ligjore eshte I DENUESHEM ME LIGJ!
Kete numer mund ta kete blere nje Trafikant, Biznesmen, Dikush ne burg, Person i denuar nga gjykata etj
Dhe cdo veprim i ketij zoterise neser me faturohet mua ne cdo sens dhe do me duhet te pergjigjem ligjerisht, per gabimet tuaja.
Ankesen per kete rast e kam bere prane pikes 076 po ashtu edhe si kallezim ne polici.
Shpresoj qe edhe me berjen publike te ketij rasti te me kthehen te gjitha parate qe i kam paguar faturat ketij zoterise padrejtesisht dhe gjithashtu mbyllja e numrit ne fjale!”
Por Sara nuk është e vetmja. Shumë vajza të tjera i kanë shkruar modeles se edhe ato kanë pasur histori të ngjashme me Vodafone dhe janë detyruar të paguajnë faturat e personave që kanë përdorur identitetin e tyre, që të mos u ndalen shërbimet celulare.