zoom

Lajme

EURO 2024/ Finalja Spanjë-Angli, UEFA i beson gjykimin francezit 35-vjeçar

Do të jetë francezi, François Letexier, arbitri që do të vendosë drejtësi në finalen e madhe të 14 Korrikut në Berlin, për Euro 2024.

Ishte vetë UEFA, që komunikoi kështu zgjedhjen e arbitrit të finales. Letexier bëhet ndër gjyqtarët më të rinj që drejton një finale të rëndësishme.

Letexier është 35-vjeçar dhe është arbitër i FIFA-s, që nga vitit 2017. Ai ka gjykuar gjithsesj 65 ndeshje zyrtare në karrierën e tij.

Francezi do të jetë i ndihmuar nga asistentët Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni, ndërkohë që gjyqtar i katërt do të jetë polaku Szymon Marciniak. /ZOOM.AL/