Aplikacion
Anglia është kualifikuar për në finalen e madhe të Europianit, pasi triumfoi 1-2 në Dortmund ndaj Holandës në minutën e fundit të shtesës në kohën e rregullt. Tulipanët vijon t’i ndjekë mallkimi, kurse britanikët historia, pasi prej 1966 nuk kanë fituar trofe me rëndësi dhe kanë tani shansin e dytë radhazi për ta arritur, pas atij të humbur më 2021 me Italinë në finale, në mes të Londrës, me penallti.
Por përballë do kenë spanjollët, që i kanë fituar të gjashta tekimet brenda 90 minutave në 5 raste dhe 120 minutave në një, atë ndaj Gjermanisë. Janë skuadra më në formë, që kanë shënuar më shumë. Por “macja e tyre e zezë” mbetet Anglia. Në të tri rastet e përballjeve historike në fazë të rëndësishme evropiane janë fituar nga britanikët. Më 1968 me sistemin vajtje-ardhje, më 1980 dhe e fundit më 1996 me anë të penalltive.
Statistikat janë për t’u thyer dhe po ashtu fati i keq, por duket se shenjat e këtij EURO 2024 kanë folur për anglezët, të cilët kanë kapur rekordin e Portugalisë më 2016 me 4 barazime në 6 ndeshje dhe mund të arrijnë të pestin në finale, ashtu si portugezët, që edhe e fituan ndaj Francës në shtesë.
Anglia ka përmbysur tre rezultate gjatë fazës me eliminim të këtij Europiani, 0-1, ndaj Sllovakisë në minutat shtesë, ndaj Zvicrës 1-1 dhe me penallti dhe ndaj Holandës nga 0-1 në 2-1 brenda 90 minutave. Në grupe fitoi vetëm ndaj Serbisë 1-0 dhe barazoi me Danimarkën 1-0 dhe me Slloveninë 0-0.
Sfida filloi me ritëm të lartë, “tulipanët” zhbllokuan ndeshjen që në minutën e shtatë, falë një finalizimi perfekt të Xavi Simons. Britanikët reaguan shumë shpejt, “3 luanët” fituan penallti me Kane, i përkthyer në gol nga vetë sulmuesi. Minutat e fundit të fraksionit dhuruan emocione të mëdha, shtylla ndali Dumfries, ndërsa në krahun tjetër, po shtylla i tha jo Foden-it.
Në pjesën e dytë skuadrat u treguan të kujdesshme, duke mos rrezikuar shumë. Në të 64-tën, Van Dijk vendosi në provë Pickford, portieri reagoi mjaft mirë. Goli i suksesit për ekipin e Southgate u realizua në të 90-tën, me Watkins që shfrytëzoi në maksimum një asist të Palmer. Në finalen e madhe, Anglia do të gjejë Spanjën, takim ky që luhet me 14 korrik në Berlin. /ZOOM.AL/
Perëndimi ngre alarmin/ Rusia do të vendosë lëndë shpërthyese në avionët e pasagjerëve