Aplikacion
Klientja, në denoncimin publik, shprehet se “lekët mi morën, por më nxjerrin debitore akoma që të paguar më shumë”.
Ajo thekson se e zvarrisin çdo muaj dhe nuk bën dot kontratë tjetër pasi rezulton në borxh tek Vodafone.
“Kam nje ankese me kompanine Vodafone dhe doja tjua shprehja ju per ta postuar te ndergjegjsohen dhe te tjeret. Kam kerkuar mbyllje kontrate dhe kam paguar cdo detyrim nderkohe leket mi moren por me nxjerrin akoma debitore qe te paguaj akoma me shume.
Me zvarrisin cdo muaj dhe nuk marr asnje pergjigje nuk bej asnje kontrate tjeter se dal ne borxh.
Ky eshte Vodafone paguan cdo fature dhe prap nxjerrin fatura fiktive qe te paguash prape”, shkruan ajo për JOQ.
Pjesë nga biseda me punonjësen e Vodafone:
Punonjësja: Kërkesa është bërë në prill dhe komente nuk ka. Të kanë telefonuar, të ka rezultuar telefoni i fikur. Klienti do të paguajë për periudhën e përdorimit të shërbimit deri në momentin e shkëputjes së kontatës.
Klientja: Për shkëputjen kam dhënë një numër tjetër për t’u njoftuar. Në 3 muaj që kanë dalë fatuar kam marrë shërbim unë aty. I kam thënë vajzës që më shëno numrin e ri. Ankesën e kam bërë para dy javësh, jo në prill.
Po një arsye pse duhet ta paguaj? Që ju të merrni sa më shumë lekë? Po sa herë duhet të paguaj moj se kam dy vite me këtë procedurë? Numrin tjetër unë dua ta kaloj me kontratë, pse duhet të rezulton unë debitore.
Punonjësja: Sepse nuk është realizuar siç duhet procedura.
Klientja: Nga ana juaj
Punonjësja: Nuk e di se si ka ndodhur para dy vitesh
Klientja: Nga ana e operatorëve, po çfarë të bëj unë tani? të gjej vajzën që ka qenë para dy viteve? Sa herë që vij bëj vetëm ankesa dhe zgjidhje nuk ka!
View this post on Instagram