Aplikacion
Burime për Zoom.al konfirmojnë se llogaritë e Veliajt në rrjetet sociale janë hakeruar.
Autori i sulmit kibernetik nuk është zbardhur ende, por me siguri mund të thuhet që faqja e Erion Veliajt në Instagram këtë të martë ka qenë jashtë funksionit.
Fillimisht u dyshua se Veliaj ishte detyruar të mbyllte Instagramin me më shumë se 385 mijë ndjekës për shkak të situatës ku ndodhet dhe telasheve me drejtësinë. Por më pas, burimet konfirmuan se pas problemit me rrjetet sociale qëndrojnë hakerat.
Sulmi kibernetik ndodhi pak orë pasi SPAK njoftoi sekuestrimin e pasurive të kompanisë “5D” në pronësi të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Pjesë e sekuestros është edhe një hotel luksoz që disa nga drejtorët e arrestuar po ndërtonin në Durrës.
Sipas raportimeve në disa media, një punonjëse e kësaj kompanie ka konfirmuar se pronar i hotelit është Erion Veliaj, por Zoom.al nuk ka mundur t’i konfirmojë ende ato.
Një ditë më parë, kreu i opozitës, Sali Berisha tha se SPAK ka firmosur urdhër-arresti për Veliajn dhe vëllain e tij, por më pas është tërhequr.