Aplikacion
Në Gjykatë u dërgua kërkesa për shtetasit G.K., A.C., K.M., dhe E.M. nën hetim për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim të dokumenteve”, parashikuar nga nenet 248 dhe 186 të Kodit Penal.
“Në kuadër të hetimeve të kallëzimit penal nr.577 të vitit 2023 rezultoi se personat në fjalë kanë kryer procedurën e prokurimit me objekt blerje mallra materiale ndërtimi për nevojat e Bashkisë. Por pasi është shpallur fituesi, ndaj të kallëzuarve është ngritur akuza se kanë kryer në mënyrë fiktive si procedurën e marrjes në dorëzim dhe magazinimit të mallrave dhe pajisjeve, ashtu edhe daljen e tyre nga magazinimi dhe përdorimi për punime të ndryshme nga punonjësit e bashkisë. Kallëzuesi pretendon se nuk është blerë asnjë mall”, tha prokuroria.
Gjatë hetimeve të prokurorisë, nga administrimi i pamjeve filmike për periudhën e hetimit nuk shihen hyrje-dalje ngarkesa me materiale ndërtimi. Në vijim të konkluzioneve të nxjerra nga ekspertët, në rrugët rurale të fshatit nuk rezulton të ketë shtresa të reja çakulli apo të ndonjë ndërtimi.
“Nga hetimet e kryera, Prokuroria arriti në konkluzionin se punonjësit e bashkisë së Devollit, shtetasit: G.K., Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative; A.C. – Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve Publike; K.M., Përgjegjës në Sektorin e Transportit në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe E.M., Magazinier në Sektorin e Menaxhimit financiar”, thuhet në njoftim.
Hetimi provoi se akti i marrjes në dorëzim të materialeve më 21.09.2022 nuk pasqyron dorëzimin faktik të të gjitha materialeve. Në këtë kuptim, sipas organit të akuzës personat duhet të mbajnë përgjegjësi penale për veprat e mësipërme. Në bazë të kërkesës së Prokurorisë, gjykata vendosi pezullimin nga detyra të punonjësve të bashkisë. /ZOOM.AL/
Berisha rikthehet me akuza të rënda: Taulant Balla ka porositur vrasje! Rama krimineli më i madh