Aplikacion
Ai ka publikuar edhe disa foto nga qytetarët e Njësisë nr. 5 në Tiranë.
Këlliçi shprehet se të enjten në orën 20:00, opozita do të mbajë protestën e madhe kundër keqqeverisjes. Ai shprehet se Shqipëria duhet t’i kthehet normalitetit dhe kryeministri duhet të ikë një orë e më parë.
“Tirana gati për protestën e ditës së enjte, datë 11 korrik, ora 20:00. Me banorët e Njësisë nr.5 sot ishim të gjithë në një mendje, se Shqipëria tashmë duhet t’i rikthehet normalitetit dhe se Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë.
Ekonomia e rrënuar, shëndetësia e shkatërruar, arsimi i degraduar, mungesa e rendit e sigurisë dhe shpopullimi, janë arsyet kryesore që Tirana do derdhet në bulevard më shumë se kurrë.
Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kura e vetme për të dalë nga kjo situatë. O sot, o kurrë🇦L”, shprehet Këlliçi. /ZOOM.AL/