zoom

Lajme

Heqja e mandatit e zgjedhjet në Himarë, Beleri kërkesë Administratives: Pezulloni dekretin e Begajt

Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, ndaj të cilit KQZ tre ditë më parë vendosi zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, që e dënoi me dy vite heqje lirie për korrupsion zgjedhor, ka kërkuar në Gjykatën Administrative pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës, për dekretimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë e Himarës.

Beleri ka depozituar në Gjykatë një kërkesë, përmes të cilës kërkon pezullimin e zbatimit të dekretit. Beleri kërkon pezullimin e zbatimit të dekretit deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për Himarën.

Presidenti i Republikës dekretoi 4 gushtin si ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa socialistët kanë caktuar Vangjel Tavon si kandidatin e PS-së për Kryebashkiak të Himarës. Ai e justifikoi mospritjen e ankimimit të vendimit me afatet kushtetuese për vakancat e të zgjedhurve vendorë.

Opozita në anën tjetër ka akuzuar Presidentin se nuk respektoi asnjë procedurë ligjore për dekretimin e zgjedhjeve në Himarë, duke mos respektuar afetet që përcaktohen në ligj. /ZOOM.AL/