zoom

Aktualitet

Ekstradimi dhe akuzat e Ahmetajt, inceneratorët e Berisha. Altin Dumani flet për “dosjet e nxehta”

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka qenë në “syrin e ciklonit” të politikës shqiptare kohët e fundit dhe jo vetëm.

Në një komunikim me gazetarët ditën e sotme, ai foli mes të tjerash edhe në lidhje me ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, inceneratorët, dosjet e zyrtarëve dhe ato të botës VIP të krimit, si dhe çështjen e “Kompleksit Partizani” dhe hetimin e ish-kryeministrit berisha, përfshi edhe atë pasuror.

I pyetur në lidhje me ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, Dumani tha se është një procedurë e cila zgjat.

“Që ditën që kemi bërë kërkesën për ekstradim jemi në pritje”, u shpreh ai ndërsa nuk ka pranuar të prononcohet në lidhje me faktin se Ahmetaj ka bërë një kërkesë për azil. Dumani u pyet edhe mbi intervistën e dhënë nga Ahmetaj për një dokumentar në Rai3.

Ai tha se lidhur me inceneratorët, çështja është nën hetim.

“Lidhur me inceneratorët, çështja është nën hetim. Edhe deklaratat e dhëna nga personi në fjalë po vlerësohen. Ka persona të hetuar, të arrestuar, një ndër ta është zoti Ahmetaj”, u shpreh kreu i Prokurorisë së Posaçme ndër të tjera. /ZOOM.AL/