Aplikacion
Sot është zhvilluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste dhe mësohet se Kryesia e PS ka vendosur shtyrjen e Kongresit Zgjedhor më 27 korrik.
Arsyet mbeten ende të panjohura publikisht, nëse kanë të bëjnë me protestën opozitare të fundjavës apo me angazhime të tjera të kryeministrit Rama dhe situatën jo të mirë me hetimet e SPAK ndaj funksionarëve dhe ish-funksionarëve të lartë të së majtës.
Kongresi ishte planifikuar paraprakisht që të mbahej më 20 korrik dhe tashmë është shtyrë me një javë. /ZOOM.AL/