zoom

Politikë

Kryesia e PS konfirmon Vangjel Tavon si kandidat për Bashkinë Himarë

Kryesia e PS ka konfirmon Vangjel Tavon si kandidat për Bashkinë Himarë. Vendimi u mblodh gjatë mbledhjes së sotme në selinë rozë.

Zgjedhjet e reja të Himarës do të zhvillohet më 4 Gusht. Data u caktua nga presidenti Bajram Begaj menjëherë pasi KQZ pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje.

Menjëherë pas mbylljes së seancës në KQZ, Qeveria iu drejtua këtij institucioni për të patur njoftimin për vendimin.

Dhe sapo mori përgjigjen, iu drejtua Presidentit Bajram Begaj, duke e vënë në dijeni për krijimin e vakancës, e duke kërkuar prej tij shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Shumë shpejt, ndonëse kishte një afat 48 orësh, Kreu i Shtetit dekretoi datën 4 gusht, për mbajtjen e zgjedhjeve.