zoom

Ide & Blog

Si të shkatërrosh gazetarinë

Nga Lutfi Dervishi

“Lajmin” që bëjnë zyrtarët e raporton si lajm të bërë nga gazetarët;

Bëje intervistën me pyetje si kamarjer dhe lëshoje pa derte si faturë;

Ktheje investigimin në gjobë dhe shite si model gazetarie;

Sajesën ambalazhoje me “sipas burimeve të mia”;

Shenjtëro opinonin dhe ç’kishëro faktin;

Lajmet nga bota përktheji me “google translate”;

Fto në debat idiotë dhe prezantoji si ekspertë;

Bëhu avokat i së keqes dhe prediko ligjin;

Ngri në qiell propagandën dhe thuaj se ai është burimi i vetëm;

Fut shtatë pash në dhé të vërtetën!