Aplikacion
Apple pritet të zbulojë të paktën edhe një marrëveshje tjetër këtë Vjeshtë sipas Bloomberg dhe ajo do të jetë Gemini.
Gemini ka qenë pjesë e spekulimeve për një debutim të mundshëm në iOS 18 që kur u përfol për OpenAI. Bosi i softuerit Craig Federighi la të kuptohej për një marrëveshje me Google menjëherë pasi prezantimi i ChatGPT në iOS përfundoi.
Anthropic është përzier gjithashtu në këto spekulime por Gurman sugjeron se Apple do të zbulojë një partner tjetër këtë vit. Meta nga ana tjetër u refuzua menjëherë sepse chatboti i saj Llama nuk konsiderohet po aq i avancuar.
Përtej integrimit të chatbotit, Apple synon ti shfrytëzojë për të gjeneruar fitime duke aplikuar komisionet për abonimet e bëra përmes një iPhone. /ZOOM.AL/
Oficeri i policisë, 5 netë roje për të vrarë Reçin. Si e zbuloi policia. Vëllai mohon implikimin